Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimin e fundit të inteligjencës në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Në raport thuhet se dronët po luajnë një rol kryesor për të dy palët, megjithatë po i humbasin ato gjatë kësaj lufte.

Rusia është përpjekur të zbatojë konceptin e “Sulmit të Zbulimit” në bazë të së cilës përdor dronët për të identifikuar objektivat që do të goditen nga avionët luftarakë ose artileria.

Inteligjenca britanike thotë se nëse palët vazhdojnë të humbasin dronët, aftësia e tyre e inteligjencës nuk do të sjellë rezultatet që presin./tvklan.al