Kremlini nuk ka qenë kurrë më i gëzuar se tani që prej fillimit të luftës. Mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky është intensifikuar përplasja në distancë.
Trump e denoncoi presidentin Zelensky si “një diktator që nuk mban zgjedhje” dhe i bëri thirrje të veprojë shpejt për të siguruar paqe ose do të mbetet pa shtet. Një postim i gjatë në rrjetet sociale ku kreu amerikan shton se Zelensky një komedian mediokër, manipuloi ShBA-në për të shpenzuar rreth 350 miliardë Dollarë për një luftë që nuk mund të fitohet.
“Ne po negociojmë me sukses fundin e Luftës me Rusinë, diçka që të gjithë pranojnë se vetëm “TRUMP” dhe administrata Trump mund ta bëjnë. Unë e dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe MILIONA kanë vdekur”, u shpreh Trump.
Një reagim i zemëruar i presidentit në përgjigje të akuzave të Zelenskyt kreu i Shtëpisë së Bardhë është i bllokuar brenda një flluske ruse dezinformimi. Zelenskiy paralajmëroi gjithashtu se çdo përpjekje për ta zëvendësuar gjatë luftës do të dështojnë.
“Pra, për fat të keq, presidenti Trump, të cilin ne e respektojmë shumë si një udhëheqës i kombit amerikan, që na mbështet gjatë gjithë kohës, fatkeqësisht, jeton në këtë fluckë ruse dezinformimi”, tha Zelensky.
Një ditë më parë Trump tha se mbështetja e Zelenskyt në popull është vetëm 4%. Sondazhi i fillim shkurtit nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev, thotë se 57% e ukrainasve i besojnë Zelenskyt.
“Nëse dikush dëshiron të më zëvendësojë tani, unë e them me bindje se nuk do të ndodhë. Meqë po flasim për 4%, ne e kemi parë këtë dezinformim, e kuptojmë që vjen nga Rusia”, tha Zelensky.
Mandati pesëvjeçar i Zelenskyt përfundoi në vitin 2024, por zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare nuk mund të mbahen sipas ligjit ushtarak, të cilin Ukraina e vendosi në Shkurt 2022 si përgjigje ndaj pushtimit të Rusisë.
Replikat në distancë ndodhën ndërsa Zelensky takoi të dërguarin e Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg në Kiev. Presidenti ukrainas tha se dëshiron që ekipi i Trumpit të njohë “më shumë të vërteta” për Ukrainën. Kellogg u tha gazetarëve se do të dëgjojë shqetësimet e udhëheqësve ukrainas dhe do t’ia përcjellë ato presidentit Trump.
“Ne e kuptojmë nevojën (e Ukrainës) për garanci sigurie. Është shumë e qartë për ne rëndësia e sovranitetit dhe pavarësisë së këtij vendi”, tha ai.
Qëndrimi i Trumpit u prit me kritika në Uashington. Në fjalën e hapjes së Senatit, udhëheqësi demokrat Chuck Schumer e quajti fajësimin e Zelenskiyt nga Trump për pushtimin rus “të neveritshëm” dhe shtoi se kjo shtrembëron të vërtetën.
“Është e turpshme të dëgjosh presidentin të përsërisë propagandën e Putinit duke hedhur bazat për negociatat që favorizojnë Rusinë në kurriz të Ukrainës”, tha Schumer.
Në Moskë, Presidenti Vladirmir Putin vlerësoi qëndrimin e Trumpit në negociata ndërsa për Europë tha se është në “histeri”. “ShBA-ja dhe Rusia nuk kanë nevojë për ndërmejtësim,” tha Putini.
Më herët, ai shtoi se Ukraina nuk do të përjashtohet nga negociatat për t’i dhënë fund luftës, por suksesi sipas tij do të varet nga ngritja e nivelit të besimit midis Moskës dhe Uashingtonit.
Putin, duke folur një ditë pasi Rusia dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan bisedimet e tyre të para se si t’i jepnin fund konfliktit tre-vjeçar, tha gjithashtu se do të duhej kohë për të ngritur një samit me Presidentin e SHBA Donald Trump, të cilin të dy burrat kanë thënë se e duan dhe nuk kishte kuptim të takoheshim vetëm për të pirë çaj.
Trump tha se mund të takohet me Putinin këtë muaj. Kremlini tha se një takim i tillë kërkon shumë kohë për t’u përgatitur, ndërkohë fond sovran i Rusisë tha se pret që një numër kompanish amerikane të kthehen në Rusi që në tremujorin e dytë të vitit.
Klan News