Ata kërkojnë të merren masa ndaj importeve të lira ukrainase

Fermerët polakë kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar kundër rregullave mjedisore të BE dhe importeve të lira nga Ukraina fqinje.

Në lindje të Varshavës fermerët bllokuan rrugët për në kryeqytet me traktorët e tyre ndërsa u ndezën edhe flakadanë.

Disa fermerë mbanin pankarta me thirrje të ndryshme për të nënvizuar faktin se sektori i bujqësisë në Poloni ndodhet në vështirësi.

Fermerët në Poloni dhe në vende të tjera evropaine kanë protestuar muajt e fundit dhe kanë kërkuar rivendosjen e detyrimeve doganore për importet nga Ukraina, të cilat u hoqën pas nisjes së agresionit rus.

Ata thonë se me rregullat e vendosura nga Bashkimi Evropian po i bën të paaftë për të konkurruar.

Për shkak të luftës sektori i bujqësisë në Ukrainë u paralizua për shkak se shumë nga rrugët e saj kryesore të eksportit përmes Detit të Zi mbetën të bllokuara dhe shumë pjesë të tokave bujqësore nuk mund të punoheshin për shkak të luftimeve. Në përpjekje për të ndihmuar ekonomikisht Kievin, Bashkimi Evropian hoqi tarifat për mallrat ukrainase që kalojnë tranzit rrugor në bllokun 27-vendesh.

Megjithatë, ky vendim preku fermerët evropainë të cilët thonë se me këtë vendim po bëhet një konkurrencë e pandershme.

Klan News