Autoritetet amerikane urdhërojnë evakuimin e banorëve

Kalifornia nuk po gjen qetësi. Zjarri që shpërtheu në McKinney i cili u intensifikua të shtunën ka djegur mbi 30,000 hektarë pyje.

Përhapja e shpejtë e zjarrit bëri që autoritet atje të urdhëronin evakuimin e banorëve. Zjarri ka djegur të paktën  dhjetra banesa.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta i kanë vështirësuar përpjekjet e zjarrëfikësve të cilët po luftojnë me flakët.

Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qarkun Siskiyou.

Përhapja e shpejtë e zjarrit detyroi  ekipet e zjarrëfikësve të përqëndronin përpjekjet e tyre   për të mbrojtur shtëpitë dhe infrastrukturën si dhe të ndihmonin në evakuimin e banorëve.

Klan News