Autoritetet thonë se ka interes të lartë nga qytetarët për të marrë vaksinën

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se në Shkup dhe në qendrat tjera rajonale, vijon pa pengesa imunizimi masiv i popullsisë. Janë mbi 350 mijë qytetarë të cilët kanë aplikuar për t`u vaksinuar, kurse sipas MSH-së mbi 167 mijë të tjerë tashmë janë vaksinuar.

Në Kumanovë, në njërin prej punkteve rajonale të imunizimit masiv të popullsisë, me vaksinën kineze “Sinofarm” është injektuar edhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për t`u vaksinuar pasi, sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.

 “Pa marrë parasysh se për cilën vaksinë bëhet fjalë, më mirë është të vaksinoheni që të parandalohen format e rënda të COVID-19. Të gjitha vaksinat janë të kontrolluar dhe të sigurta dhe është mirë që kohëve të fundit kemi nj numër të madh të qytetarëve që dëshirojnë të vaksinohen. Edhe një herë bëj thirrje që të paraqiten në vakcinacija.mk. Vaksinimi nuk është fundit i betejës anti-covid, në veçanti pas vaksinimit duhet të kemi kujdes, t`i respektojmë masat”, është shprehur Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje paralajmëroi se terminë vaksinimi kanë marrë edhe qytetarët mbi 40-vjeç, të cilët deri më 30 Prill janë paraqitur përmes ueb-faqes dhe kanë shprehur dëshirë për t`u vaksinuar.

Klan News