Gjermania mund të shohë 100 mijë infeksione në ditë nëse nuk frenohet pandemia

Një valë e tretë e infeksioneve po përshkon pjesën më të madhe të Evropës kontinentale. Shtetet e BE kanë parë disa nga shpërthimet më vdekjeprurëse të pandemisë, me Italinë që regjistron më shumë se 106,000 vdekje, Franca 93,000, Gjermania 75,000 dhe Spanja 73,000.

Në Gjermani, Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive ka paralajmëruar se mund të ketë deri në 100,000 infeksione të reja koronavirus në ditë nëse përhapja e koronavirusit nuk frenohet.

Kjo vjen pasi raportohet se Gjermania do ta klasifikojë Francën si një zonë me rrezik të lartë për Covid-19. Kancelarja gjermane ka bërë të ditur se do të shtohen kontrollet kufitare dhe do të kërkohet karantinë e detyrueshme për të hyrë në vend.

Polonia ka raportuar gjithashtu rekord rastesh. Në vetëm 24 orë janë regjistruar 35 mijë raste.Qeveria polake ka bërë të ditur se kufizimet e reja të koronavirusit do të zgjasnin për dy javë, deri në 9 Prill. Shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura, gjithashtu edhe palestrat, parukeritë dhe dyqanet jo thelbësore.

Qeveria hungareze ka bërë të ditur se masat do të qëndrojnë në fuqi. Shkollat do të rihapen në 19 Prill pasi mësuesit dhe personeli do të jetë vaksinuar. 1.8 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të parë të vaksinës.

Portugalia do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë. Deri më tani vendi ka rregjistruar 819 mijë të infektuar dhe mbi 16 mijë vdekje.

Klan News