Në javën e parë të Serie A, zikaltrit munden Monza ndërsa të kaltrit Frosinone 

Ekipi kampion i Italisë, Napoli fitoi me përmbysje takimin e parë të Serie A. Sukses arritën edhe Interi dhe Fiorentina, kurse Empoli i shqiptarëve u mund në shtëpi.

Interi i Simone Inzagit mposhti në “San Siro” Monzën me rezultatin 2-0.

Protagonist për zikaltrit ishte kapiteni Lautaro Martinez, i cili realizoi dygolësh.

Argjentinasi realizoi në minutën e 8 të lojës, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 76, pas asistit nga afrimi i ri, Arnautoviç.

Ekipi kampion i Italisë, Napoli, mundi Frosinonen me rezultatin 3-1.

Të sapongjiturit në Serie A realizuan të parët me penallti me autor Haroui.

Por të kaltrit përmbysën disavantazhin falë Politanos në të 24 dhe Osimen në të 42.

Nigeriani vulosi fitoren në të 79.

Fitore mori edhe Fiorentina në javën e parë të kampionatit. Vjollcët mposhtën Xhenoan në transfertë 4-1.

Empoli u mund në shtëpi nga Verona minimalisht. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Bonazoli në minutën e 75.

Nga minuta e parë e nisi mbrojtësi kuqezi Ardjan Ismajli për vendasit, ndërsa sulmuesi i Shpresave Stiven Shpendi debutoi në minutën e 70.

Klan News