Inter e Juve zbresin në “San Siro”

Inter e Juve zbresin në “San Siro”

17:15 06/10/2019

Luhet për kreun e renditjes së Serie A

San Siro do presë sot përplasjen e titanëve mes Interit dhe Juventusit. E njohur ndryshe si derbi i Italisë, kjo përballje premton thjesht spektakël. Aktualisht Serie A kryesohet nga Interi me pikë të plota, ndërkohë që Juventus ndjek me 2 pikë me pak.

Zikaltrit, të drejtuar nga Antonio Conte, shpresojnë të marrin fitoren e 7 radhazi. Nëse kjo ndodh, atëherë diferenca me Juventusin do të thellohej në 5 pikë. Një sfidë me pritshmëri të larta, që do të mbajë të mbërthyer me miliona njerëz anembanë globit, ndërsa “San Siro” pritet të shënojë një rekord të ri të ardhurash, pasi do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.

Një ndeshje speciale për Antonio Conten që rikthehet kundër të shkuarës së tij. Para disa vitesh ai ishte një njeri i urryer për tifozët zikaltër, ndërsa tashmë është shndërruar në shpresën më të madhe për të zbritur nga froni “Zonjën e Vjetër”, që prej 8 vitesh nuk gjen rivalë në futbollin italian. Nuk do jetë aspak e lehtë përballë Juventusit të Mauricio Sarrit.

Bardhezinjtë nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë, por Sarri ka treguar se në ndeshje të rëndësishme di të bëjë diferencën sidomos kur ka një skuadër të mirë në dispozicion. Antonio Konte kësaj here me shumë mundësi do ketë në dispozicion Romelo Lukanun që do formojë dyshen e sulmit me Lautaro Martinez.

Nga ana tjetër, Maurizzio Sarri përgjigjet me Cristiano Ronaldon. Trajenri shpreson që portugezi te jetë në formë të mirë që të arrijë të bëjë diferencën përballë zikaltërve. Së bashku me portugezin pritet që të startojnë, Higuain ndërkohë që Dybala mund ta nisë nga stoli.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori