Inter mbeti jashtë Champions League pas barazimit 1 – 1 me PSV të martën në Milano në takimin e fundit të fazës së grupeve. Hollandezët shënuan të parët me Lozano, ndërsa Icardi rivendosi barazimin në pjesën e dytë, por pa ndihmuar skuadrën e tij të kalojë më tej.

Inter do të vijojë garën në Europa League. Barazili i zikaltërve favorizoi Tottenham. Ekipi e anglez mori po një barazim 1 – 1 në Barcelonë. Skuadra katalanase la pushim disa titullarë për këtë sfidë, pasi e kishte siguruar më parë kualifikimin.

Në fazën tjetër shkoi edhe Liverpool që mundi me rezultatin 1 – 0 Napoli. Goli i Salah vulosi gjithçka. Për napolitanët tani mbetet vetëm Europa League. Paris Saint Germain e mbylli i pari në Grupin C falë suksesit 4 – 1 me Crvena Zvezda.

Në Grupin A ishte Borussia Dortmund që e mbylli në vendin e parë e ndjekur nga Atletico Madrid. Sot do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Champions League.

Tv Klan