Champions, kualifikohet Real Madrid

Champions League përcaktoi të mërkurën ekipet e fundit që siguruan kualifikimin në turin tjetër. Real Madrid u kualifikua si i pari në grupin e tij pas fitores 2-0 me Borussia Monchengladbach.

Më tej shkoi edhe skuadra gjermane, ndërsa Inter mbeti jashtë garave kontinentale pas barazimit pa gola me Shakhtar Donetsk.

Atletico Madrid do të jetë pjesë e fazës tjetër në Champions pas suksesit 2-0 në fushën e Salzburg. Atalanta e Berat Gjimshitit iu bashkua Liverpool në fazën tjetër pas fitores 1-0 në fushën e Ajax.

Për ekipin e Klopp vetëm barazim 1-1 ndaj Midtjylland në Danimarkë. Paris Saint Germanin e mbylli në krye të grupit pas fitores 5-1 me Basaksehir.

Kjo sfidë luajti minutat e mbetura pasi u ndërpre të martën për shkak të racizmit të arbitrit të katërt ndaj ndihmës trajnerit të ekipit turk.

Tv Klan