Zikaltrit shkojnë në gjysmëfinale

Ishte një sfidë e fortë ajo mes Inter dhe Milan e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Spektakël në fushë, tensione dhe përplasje fizike brenda dhe jashtë saj, karton i kuq dhe gola. Përfundoi në barazim 2-1 për zikaltrit. Zlatan Ibrahimoviç shënoi në pjesën e parë duke i siguruar Milanit avantazhin. Mes tij dhe Lukaku ishte një përballje e fortë madje edhe fizike në brendësi të stadiumit gjatë pushimit të ndeshjes.

Në pjesën e dytë Ibra mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me 10 lojtarë që prej minutës së 58. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja që Inter arriti të barazonte në minutën e 71.

Ishte Barella që pasoi një faul në zonë. Arbitri fillimisht lejoi vazhdimin e lojës, por më pas akordoi 11 metërsh për Inter. Lukaku u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Ndeshja shkoi me këtë rezultat deri në minutën e 7 shtesë pas kohës së rregullt. Inter fitoi një goditje dënimi të cilën e shndërroi në kryevepër Eriksen duke u dhënë zikaltërve fitoren dhe kualifikimin.

Në raundin tjetër Inter do të përballet me fituesen e ndeshjes Juventus-SPAL.

Tv Klan