Juventus humbet 2-0 në San Siro

Inter u barazua përkohësisht me pikë me Milan e vendit të parë pas suksesit në Derbin e Italisë. Zikaltërit fituan 2-0 ndaj Juventus të dielën në “San Siro”. Një triumf i vendosur nga golat e Vidal dhe Barella në fillimin e secilës pjesë. Napoli mundi thellë 6-0 Fiorentina në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Një takim i mbyllur që në pjesën e parë ku u realizuan 4 gola. Në fushë për napolitanët ishte edhe Elseid Hysaj. Napoli me këtë sukses është i treti në renditjen e Serie A. Po të dielën Atalanta barazoi pa gola me Genoa. Java e 18 e Serie A do të mbyllet të hënën me takimin Cagliari-Milan.

Tv Klan