Inter fiton derbin e “Mandonines”

Inter fiton derbin e “Mandonines”

23:36 17/03/2019

Derbi i 170-të i Milanos ishte i spektakolar. Interi mposhti 3-2 Milan. Zikaltrit e nisën me gol takimin. Vesino shënoi që në minutën e tretë falë një asis nga Martinez. Pjesa e parë përfundoi me fitoren e ekipit të Spaletit. Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte dhe më i bukur.

Inter shënon sërish në minutën e 51. Vetëm 6 minuta më pas Bakajoko hapi lojën për Milanin. Zikaltrit do të shënonin sërish, kësaj radhe me Martines, i cili gjuajti sakte nga pika e penalltisë.

Rrjeta e Muzakjo në minutën e 71-të i dha shpresë Milanit për një mbyllje spektakolare por përpjekjet e fundit të skuadrës së Gattuso, ishin jo të dobishme. Kjo fitore e vendos Interin në vendin e tretë të renditjes, një shkallë më lart se Milani.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT