
Inter fiton derbin e Milanos
23:54 05/02/2023
Zikaltrit dominojnë, kuqezinjtë në krizë
Interi triumfoi në derbi duke mundur 1-0 Milanin në një ndeshje që foli më së shumti për zikaltrit. Golin e vetëm të takimit e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 34’ të pjesës së parë..
Pas kësaj fitoreje Interi mban vendin e dytë me 13 pikë më pak se Napoli kryesues.
Ndërsa Milani zbret në vendin e gjashtë duke rrezikuar zonën Champions.
Kjo është humbja e tretë radhazi për kuqezinjtë në Serie A.
Tv Klan