Interi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 2 me 0 Fiorentinën.

Zikaltërit që në fillim të ndeshjes ishin më kërkues, por arritën që të shënonin vetëm në minutën e 31. Ishte Barella që arriti të gjende rrugën e rrjetës pas një pasi nga Alexis Sanchez.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, por Interis sërish ishte më kërkues dhe vetëm 7 minuta lojë në fraksionin e dytë arriti që të shënonte sërish.

Këtë herë rrugën e rrjetës e gjeti Perisic pas një asisti nga Hakim. Sulmet e ziklatërve nuk u ndalën deri në fund të ndeshjes, duke mbyllu Fiorentinën në zonën e tyre, por nuk arritën që të shënonin më.

Ndeshja e mbyll me rezultatin 2 me 0 dhe tashmë Interi është përkohësisht në krye të tabelës, pasi pritet dhe ndeshja e Milanit për të parë se kush do jetë në krye të Seria A./tvklan.al