Inter fiton me Sassuolo

Posta

Inter fiton me Sassuolo

23:00 20/10/2019

Roma barazon pa gola me Sampdoria

Inter arriti një fitore të rëndësishme përballë Sassuolos, që ka qenë gjithnjë kundërshtar i vështirë për zikaltrit. 4-3 fitoi skuadra e Antonio Konte në transfertë. Inter shënoi shumë shpejt, goli i parë erdhi nga Lautaro Martinez në minutën e dytë. Në pjesën e parë Lukaku shënoi dy herë, ndërsa në të dytën Martinez shënoi golin e 4 për skuadrën milaneze.

Mes Sampdorias dhe Romës përfundoi në barazim pa gola. Claudio Ranieri, si trajner i Sampdorias ishte përballë Romës, skuadrës së tij të zemrës, të cilën e drejtoi sezonin e shkuar. Ekipi i tij rezistoi shumë, por nuk mundi që në fund të takimit të përfitonte nga superioriteti numerik, pasi Kluyvert i Romës doli me kartonin e dytë të verdhë.

SPAL i Etrit Berishës humbi 2-0 me Cagliarin. Radja Nainggolan realizoi një supergol me një gjuajte nga largësia që në minutën e 9, ndërsa rezultati u vendos nga Farago në pjesën e dytë. Sukses i rëndësishëm edhe për Udinezen me rezultat të ngushtë 1-0 ndaj Torinos, me gol të Okakas në fund të pjesës së parë.

Serie A kryesohet nga Juventus me 22 pikë, e ndjekur nga Inter me 21.


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT