Napoli zhgënjen sërish, barazon me Genoa

Inter fitoi ndeshjen e javës së 12-të të Serie A me Veronën me rezultatin 2-1. Ishte skuadra mike që realizoi e para me anë të Verre që gjuajti saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Skuadra e Conte vuajti jo pak deri sa barazoi me Vecino në minutën e 65-të. Këmbëngulja e zikaltërve u konkretizua në minutën e 83-të. Goli i fitores u shënua nga Barella.

Në takimin e mbrëmjes, Napoli nuk ka mundur të fitojë ndaj Genoa-s duke marrë një barazim pa gola.

Tv Klan