Me dy gola në 3 minuta në fundin e ndeshjes, Inter përmbysi Parmën duke arritur një fitore të rëndësishme. Për skuadrën vendase kishte shënuar Gervinho që në minutën e 15.

Në pjesën e dytë Inter rriti presionin por golin e barazimit e gjeti në minutën e 84 me De Vrij. Tre minuta më pas Bastoni i pamarkuar arriti të shënonte golin e fitores për zikaltrit.

Ky sukses kthen diferencën prej tetë pikësh me Juventusin kryesues të renditjes së Serie A.

Tv Klan