Hakan Çahanollu-Inter është vetëm thjeshtë çështje detajesh. Agjenti i lojtarit turk ka mbërritur në qendrën zikaltër, ku tashmë ka planifikuar ekzaminimet mjekësore të cilat pritet të zhvillohen këtë të martë. Kërkesa e lojtarit është një pagë prej 5 milionë Euro neto në sezon, kërkesë që Inter është gati ta përmbush për 3 vitet e ardhshme, me një milion Euro në çdo vit që do shkojë për mesfushorin në formë bonusi.

27-vjeçari do vishej zikaltër si lojtar i lirë dhe shihet si përforcimi ideal për trajnerin e Simone Inzaghi. Italiani e pëlqen shumë yllin e Milanit, të cilin e konsideron si profilin për të pasuar Christian Eriksen, i cili mund të mos rikthehet më në fushë pas arrestit kardiak në fushën e lojës në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës në Euro 2020.

Përveç kësaj, Inter pritet të heq dorë nga kartonat e Nainggolan e Vecino. Cilësitë e Çahanollu nuk janë vënë asnjëherë në dyshim, me turkun që mund të luajë si një trekuartist dhe një furnizues pas forcës sulmuese. Kalimi i tij te Inter pritet të rrisë rivalitetin mes tij dhe tifozëve të Milanit, të cilët nuk duan kurrsesi që një lojtar si 27-vjeçari të vesh fanellën zikaltër.

Klan News