Inter kërkon 120 mln Euro për Lukakun


Inter kërkon 120 mln Euro për Lukakun

18:30 24/07/2021

Chelsea kërkon rikthimin e belgut

120 milionë Euro. Kjo është shuma që duhet paguar për të patur në klub Romelo Lukakun. Interi vendosi çmimin për sulmuesin belg pas kërkesës së vazhdueshme të disa klubeve. Më seriozja është ajo e Chelsea.

Kampionët e Italisë duan të balancojnë financat e klubit dhe për këtë arsye më herët shitën Ashraf Hakimin tek PSG.

Zyrtarë të Inter janë shprehur më parë se nuk kanë ndërmend që ta shesin Lukakun, por duke parë kërkesat në treguan e futbollit vendosën çmimn 120 milionë euro. Është i lartë, për shumë klube edhe i paarritshëm.

Në Londër thuhet se klubi kërkon t’i dhurojë trajnerit Tuchel një sulmues me peshë dhe në këtë aspekt Lukaku i plotëson kriteret. Inter kërkon shumë për futbollistin belg edhe për faktin se ai e justifikoi besimin me një numër të madh golash këtë sezon.

Nëse Lukaku nuk shitet, zikaltrit e Milanos do të duhet të paguajnë Lukakun me 1 Milionë euro më shumë. Sipas kontratës, paga e tij do të jetë nga 7.5 në 8.5 milionë Euro për sezonin futbollistik që pritet të nisë.

Tv Klan






Të ngjashme