Arsenal eliminohet nga Olympiacos

Inter u kualifikua në fazën e 1 të 8 të Europa Ligës. Zikaltërit shkuan më tej duke fituar edhe ndeshjen e dytë, por me rezultatin 2-1 me Ludogorets. Sfida u zhvillua në një stadium të boshatisur për shkak të masave ndaj koronavirusit.

Manchester United u kualifikua duke mundur Club Brugge me rezultatin 5-0. Arsenali u eliminua pas humbjes 2-1 me Olimpiakosin në një ndeshje që zhvilloi edhe pjesët shtesë. Në fazën tjetër kaloi Ajaksi, Roma dhe Bazeli. Shorti do të hidhet sot në orën 13:00.

Tv Klan