Inter – Lazio, ndeshja delikate e javës së 18 të Serie A. Inter do të përpiqet të vazhdojë serinë e fitoreve për të fituar vetëbesim, por edhe zonën Champions. Për trajnerin zikaltër Pioli kjo do të jetë si sfidë personale jo vetëm sepse luan përballë ish-skuadrës së tij, por për ti treguar edhe atyre që e punësuan se investimi ia ka vlejtur. Inter nuk do të ketë Medel i dëmtuar dhe Joao Mario e Felipe Melo që mungojnë për shkak kartonësh.

Nga ana tjetër Lazio nuk e ka sfidën direke mi Interin por me disa ekipe njëherazi. Skuadra e Inzaghi ka 34 pikë por kërcënohet nga Atalanta dhe Milan si dhe synon të kalojë Napolin dhe Romën e vendit të dytë. Edhe pse fitoi në ndeshjen e fundit, për Lazion problem është mungesa e golit për Immobile. Një shqetësim të tillë e ka edhe Inter për Icardin që ka 3 javë pa shënuar.

Tv Klan