Pronari i klubit amerikan, optimist se do ta sjellë yllin argjentinas në Florida në të ardhmen

Lionel Messi mund të luajë në të ardhmen në kampionatin amerikan me ekipin e Inter Miami-t. Në këtë skuadër aktivizohen edhe Goznalo Higuain dhe Blaiuse Matuidi.

Pronair i klubit Horge Mas tha se së bashku me David Beckham, që gjithashtu ka një përqindje të aksioneve në klub po punojnë që të sjellin yllin argjentinas në Florida.

Në Spanjë shkruajnë se Messi po punon që të firmosë një kontratë të re dhjetëvjeçare me klubin katalanas. Në bazë të saj, ai do të luajë edhe 2 vite me Barcën si lider dhe kapiten, pastaj për dy sezone do të transferohet në kampionatin amerikan MLS.

Në fund, do të ketë një rol si ambasador i klubit Blaugrana në botë, të paktën deri në vitin 2031.

Për këtë arsye drejtuesit e Inter Miami kanë nisur nga puna që të gjejnë akordin me argjentinasin për ta pasur për dy sezone në ekip.

Në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle Messi tha se është i interesuar që në një pikë të karrierës së tij të transferohet në SHBA.

Klan News