Ronaldo i shpëtoi nderin Juventusit duke shënuar golin e barazimit 2-2 me Atalantan. Fillimisht mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti realizoi një autogol në portën e mbrojtur nga Etrit Berisha.

Zapata shënoi dy gola duke e çuar skuadrën vendase në avantazh por në minutën e 79’ Ronaldo siguroi barazimin.

Mes Interit dhe Napolit ka qenë një betejë e vërtetë. Kapiteni Icardi tentoi golin që në goditjen e parë të topit, por e ndali traversa. Rastet nuk munguan.

Zikaltrit arritën të shfrytëzonin epërsinë numerike në fushë pas daljes me të kuq të mbrojtësit të Napolit Kulibali. Në minutat shtesë Lautaro Martinez fluturimthi me të majtën shënoi golin e fitores. Edhe Milan barazoi, kësaj herë pa gola me Frosinone. Skuadra vendase ishte e pafat kur sistemi VAR i anuloi një gol. Lazio fitoi 2-0 në Transfertën e Bolognas. Me fitoren 3-1 Roma kaloi Sassuolon në renditje.

Tv Klan