Inter ndahet me Conte-n




Inter ndahet me Conte-n

19:59 26/05/2021

Krisja mes Interit dhe Antonio Conte ka marrë goditjen përfundimtare. Rikthimi i titullit kampion pas 11 vitesh është harruar shpejt në shtëpinë zikaltër, me Interin që ka arritur akordin për ndërprerjen me konsensus të kontratës me trajnerin Antonio Conte. Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të klubit italian, që e ka falenderuar Conten për punën e bërë në Milano.

“Inter njofton se ka arritur një marrëveshje për përfundimin konsensual të kontratës me Antonio Conte. Ai do mbetet përgjithmonë në historinë e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit nga Milano.

Për të arritur në prishjen e kontratës, Inter ka rënë dakord të paguajë me 7.5 milionë Euro. Shkak i krisjes mes palëve janë bërë mosmarrëveshjet për sezonin e ardhshëm.

Conte kërkonte nga drejtuesit që të mos shitej asnjë futbollist i organikës aktuale, madje të kishte prurje cilësore. Gjithashtu, ai dhe skuadra nuk kanë pranuar për të shkurtuar pagat me 20%.

Tashmë, Conte është i lirë të zgjedhë skuadrën e re, me Realin e Madridit që ka shfaqur interes për 51-vjeçarin. Në garë për stolin e klubit spanjoll është dhe Massimiliano Allegri.

Ndërkohë mediat angleze pranojnë se në adresë të Conte ka mbërritur një ofertë nga Tottenham Hotspur, që është gati t’i sigurojë një kontratë prej 17 milionë Euro në sezon. Klan News





Të ngjashme