Zikaltrit ndëshkohen nga Naingolan

Inter edhe këtë fillim viti, po tregon se e ka të vështirë. Zikaltrit u ndalën në një barazim 1-1 në “San Siro” në ndeshje ndaj Cagliar. Lautaro Martines shënoi për Interin në mesin e pjesës së parë.

Skuadra vendase më pas kishte disa raste. Paaftësia në finalizim, solli inkurajimin e Cagliar. Naingolan shënoi golin e barazimit në minutën e 78’.

Ish-lojtari i Inter realizoi me goditjet e tij të preferuara nga distanca. Topi u devijua nga Bastoni dhe përfundoi në rrjetë.

Inter e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi në sekondat e fundit, shënuesi i golit Martines u ndëshkua me karton të kuq.

Nga ky barazim i Inter mund të përfitojë Juventus, që në mbrëmje do të përballet me Napolin.

Tv Klan