Inter u kualifikua për në çerekfinale të Kupës së Italisë. Ishte një ndeshje e vuajtur për Inter pasi edhe pse ishte superiore ndaj Bolognas nuk mundi ta mbajë avantazhin e dyfishtë të arritur në pjesën e parë të takimit. Megjithatë skuadra e Stefano piolit tregoi karakter duke besuar deri në fund tek kualifikimi në kupë, si një prej objektivave të sezonit. Zikaltrit mundën Bolonjën 3-2.

Ekipi i Piolit e nisi mirë me dy gola të shënuar në minutën e 33 nga Murillo dhe Palacio 39. Pjesa e parë përfundoi 2-1 pasi Bologna reagoi me Blerim Dzemailin në të 43-in. Në pjesën e dytë Inter nuk mundi ta mbajë rezultatin të pandryshuar. Donsah barazoi duke e çuar ndeshjen me shtesa. Inter arriti të gjejë sërish avantazhin. Goditja e Candreva iu devijua duke përfunduar në rrjetë. Inter kualifikohet në çerekfinale dhe tashmë pret të mësojë fituesin e sfidës Lazio-Genoa.

Tv Klan