Pas fitores në ndeshjen hapëse të javës së 10-të të Serie A, Inter e sheh veten në vendin e parë të renditjes me 26 pikë duke fituar 3-2 me Sampdorian.

Në mbrëmje do të zbresin në fushën e lojës të gjitha skuadrat e tjera, por vëmendja do të jetë fillimisht tek Napoli që do të tentojë të rimarrë kreun në fushën e Genoas.

Napoli është skuadra që nuk ka provuar ende të humbë në këtë sezon. Barazimi i vetëm ishte javën e shkuar ndaj Interit. Ndaj Genoas do të jetë një provë force dhe ngulmim për të marrë 3 pikët e rradhës.

Juventus do të presë SPAL. Pas kritikave Juventus u përgjigj me një fitore 6-2 ndaj Udinese. Për SPAL që lufton për mbijetesë në Serie A, është e vështirë të mendohet fitorja në shtëpinë e Juves. Ndërsa Lazio do të përballet me Bolognan. Skuadra e Donadonit, është e mirë në mbrojtje dhe arrin të gjejë rezultate.

Pasi fitoi derbin me Veronën, Chievo do të tentojë një manovër fituese edhe ndaj Milanit që nuk po kalon një periudhë të lehtë kur bëhet fjalë për lojë grupi. Roma duket se do ta ketë më të lehtë se të tjerat pasi do të sfidohet nga Crotone.

Tv Klan