Zikaltërit fitojnë 3 – 1 sfidën me Bologna

Inter mundi Bologna 3 – 1 të shtunën duke vendosur në presion Milan kryesues që sot në mbrëmje do të presë Parma. Zikaltërit triumfuan me një lojë zotëruese.

Hakimi spikati me 2 gola të shënuar. Suksesi i tretë radhazi e rendit në vendin e dytë me 21 pikë në 10 javë kampionat. Juventus ia doli të mundë 2 – 1 Torinon, duke triumfuar derbi. Skuadra e Pirlo pësoi që në minutat e para, ndërsa pjesa e fundit e takimit ishte përcaktuese në përmbysjen që u vulos me golin e Bonucci.

Ronaldo edhe pse ishte në fushë gjatë të gjithë kohës nuk arriti të realizojë. Juve numëron 5 fitore dhe 5 barazime, ndërsa nuk njeh humbje. Lazio u kthye të fitorja pas hapit fals me Udinese.

Skuadra kryeqytetase triumfoi me rezultatin 2 – 1 në fushën e Spezia, duke marrë 3 pikë që shkurtojnë diferencën me ekipet e kreut. Strakosha edhe në këtë takim qëndroi në stol.

Tv Klan