Afron Sanchez dhe Biraghi

Inter më në fund bëri realitet objektivat në merkato. Zikaltrit rikthyen në klub Cristiano Biraghi, i cili u rrit në ekipet e moshave.

Ai nënshkroi një kontratë 5-vjeçare pasi kaloi vizitat mjekësore. Mbrojtësi i majtë do të jetë i gatshëm menjëherë të vihet në dispozicion të trajnerit Conte që mesa duket i ka bërë llogaritë për ta përfshirë në skuadër, ndoshta që në ndeshjen e parë duke e vënë në listën e zëvendësuesve.

Alexis Sanchez është sulmuesi i shumëpritur nga tifozët milanezë. Ai erdhi si huazim nga Manchester United. Në klubin anglez ai u dëmtua dhe koha e rikuperimit për të ishte mjaft e gjatë. Forma e tij nuk është optimale, por gjithsesi ai do të testohet në seancat stërvitore.

Problem i vazhdueshëm për klubin është Mauro Icardi, i cili nuk po gjen qetësi. Gjithsesi në bazë të kontratës që ka, ai stërvitet rregullisht me grupin edhe pse si vetë ai, ashtu edhe drejtuesit nuk duan që ai të vazhdojë të qëndrojë më ekip.

Tv Klan