7.5 mln euro në vit plus bonuset

Ende nuk është saktësuar nëse kampionati italian do të rinisë dhe cila do të jetë formula, por klubet po përgatisin listën e futbollistëve që duhen afruar dhe ata që do t’i ofrohen tregut.

Zikaltërit e Inter po përgatisin një kontratë 3-vjeçare për Edinson Cavani-n, i cili do të lirohet nga detyrimet me PSG me parametra zero.

Mendohet se palët do të bien dakord shpejt pasi për Cavani-n do të ishte një rikthim në Serie A, kampionat nga i cili u largua si golashënuesi më i mirë në 2013. Tashmë mund të kthehet më 200 gola të shënuar për parizienët.

Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, Inter me një ofertë trevjeçare i jep besimin sulmuesit se mund të jetë vendimtar për fatet e skuadrës milaneze.

Për Interin do të ishte edhe një mundësi ekonomike pasi rroga aktuale e Cavanit është 12 milionë euro ndërsa atij i ofrohen 7.5 milionë plus bonueset me të cilët u bindën Lukaku dhe Eriksen.

Por uruguaiani nuk ka vetëm këtë ofertë. Rreth tij ka konkurrencë të fortë. Veç Manchester United dhe Atletico Madrid është edhe Newcastle. Pronarët arabë do të duan të prezantohen me një goditje në merkato në sezonin e ri të Premier League.

Tv Klan