Napoli merr vendin e dytë të renditjes

Barazim pa gola, me pak emocione, edhe pse rastet më të pastra ishin për Milani. Pika e marrë i vlen më shumë Juventusit që luante në transfertë dhe mban ende shpresat për zonën Champions.

Ndërsa Milan duhet ta konsiderojë këtë ndeshje si dy pikë të humbura në garën për vendin e parë të renditjes. Tashmë Inter është 4 pikë larg dhe zikaltërit kanë edhe një ndeshje më pak, atë ndaj Bologna.

Milan ka edhe një tjetër pengesë, Napolin që mori vendin e dytë me pikë të barabarta me kuqezinjtë. Skuadra e Spalletti fitoi 4-1 në shtëpi ndaj Salernitana. Protagonist negativ ishte Frederik Veseli i Salernitanës që shkaktoi dy 11-metërsha dhe u ndëshkua me të kuq.

Roma mori fitoren e tretë radhazi në kampionat në suksesin 4 – 2 ndaj Empolit. Veç Nedim Bajramit që shënoi golin e 6 personal, për Empolin luajti 90 minuta edhe Ardian Ismajli. Ndërsa Kumbulla i Romës nuk u aktivizua në këtë takim.

Tv Klan