Inter përmbyset nga Barcelona

Inter përmbyset nga Barcelona

12:36 03/10/2019

Katalanasit triumfojnë me golat e Suarez

Inter trembi Barcelonën, por në fund ishin katalanasit që fituan përballjen me rezultatin 2 – 1. Sfida e javës së dytë të Champions League pati emocione që në minutat e para. Lautaro Martinez shënoi për zikaltërit që në minutën e dytë. Në pjesën e dytë ishte radha e Barcelonës të reagonte. Suarez realizoi 2 herë duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij. Goli i dytë ishte një kombinim perfekt mes tij dhe kapitenit Messi. Loja në pjesën e dytë u vlerësua nga trajneri vendasve Ernesto Valverde.

“Inter tregoi se është një ekip i madh dhe e tregoi duke na shënuar në rastin e parë. Në pjesën e dytë ia dolëm, ishim më të shpejtë, kontrolluam më mirë sulmuesit kundërshtarë dhe arritëm të përmbysnim rezultatin.”

Antonio Conte i Inter nuk i pëlqeu mënyra se si humbën.

“Jam i kënaqur me atë që treguam në fushë, por do kthehemi pa pikë dhe kjo nuk më pëlqen. Humbja në këtë stadium qëndron, por më vjen keq që humbëm kështu.”

Liverpool fitoi 4 – 3 me Salzburg që tregoi se do t’ia bëjë të vështirë kundërshtarëve. Skuadra austriake tregoi karakter, pasi nuk u dorëzua edhe kur kishte pësuar 3 gola. Chelsea mundi 2 – 1 Lille, ndërsa Borussia Dortmund triumfoi me rezultatin 2 – 0 në fushën e Slavia Praha. Vetëm barazim pa gola për Napoli ndaj Genk në transfertë, ndërsa Ajax fitoi 3 – 0 sfidën me Valencia në Spanjë.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori