Inter pëson humbjen e parë në këtë sezon

Inter pëson humbjen e parë në këtë sezon

13:44 07/10/2019

Juventus fiton derbin e Italisë

Juventus fitoi derbin e Italisë dhe i shkaktoi Inter humbjen e parë sezonale në kampionat. Suksesi 2 – 1 në “San Siro” e çon ekipin kampion të Italisë në krye të renditjes. Ritëm i lartë dhe raste për gola shoqëruan takimin e luajtur të dielën në mbrëmje.

Dybala realizoi që në minutën e katërt, ndërsa Martinez barazoi në të 10’ me penallti. Ndeshja u vendos nga Higuain, i cili hyri si zëvendësues dhe shënoi golin e fitores në minutën e 80’. Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri vlerësoi karakterin e ekipit të tij.

“Më pëlqeu personaliteti se nuk ishte e lehtë ndaj Inter që kishte fituar gjithmonë. Më pëlqeu reagimi pas golit të barazimit kundër një ekipi kaq të fortë në një stadium të tillë nuk është e lehtë edhe nëse quhesh Juventus. Do të më vinte keq nëse do të dilnim nga fusha me vetëm 1 pikë”.

Për Antonio Conte që para disa vitesh drejtoi Juventus drejt trofeve, Inter do edhe pak kohë që të konsolidohet, por do të ecin përpara.

“Projekti i Juventus ka nisur 8 vjet më parë dhe janë rritur në nivel, ndërsa të tjerët duhet të rriten. Unë pashë një ndeshje të ekulibruar në përgjithësi. Mund të ndodhte që në dëshirën për të fituar mund ta kishim bërë dhe ne, por gjithësesi komplimente Juventus. Me këtë rënie duhet të mësojmë që të vijojmë rrugën tonë”.

Një sfidë emocionuese ku pati gol të anuluar si ai Cristiano Ronaldo dhe me sistemin VAR që u vendos në funksion në disa raste, ku nuk munguan edhe polemikat nga të dy palët. Një fitore solli dhe humor te bardhezinjtë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT