Të dy ekipet duan pikë për të vijuar garën

Me të dy skuadrat që prodhojnë gola në takimet e fundit, pritet që edhe mbrëmja e sotme të jetë emocionuese. Inter do të presë Real Madrid në Milano në përballjen e javës së katërt të Champions League. Në takimin e parë fitues ishin madrilenët me rezultatin 3 – 2. Pikët janë të domosdoshme për të besuar te kalimi në turin tjetër, veçanërisht për Inter.

Duhet të fitojmë ndeshjen, të arrijmë një rezultat të mirë, pasi nuk kemi mundësi të tjera. Janë edhe 3 ndeshje për tu zhvilluar dhe duhen të paktën 7 pikë për tu kualifikuar në një grup që mund të jetë më i vështiri”.

E dimë se sa është e rëndësishme dhe jemi gati. Do të jetë një finale, do të vuajmë, por me mentalitetin e duhur do të zbresim në fushë për të luajtur mirë”.

Real Madrid ka mungesa të rëndësishme në këtë takim mes tyre kapiteni Ramos dhe sulmuesi Benzema, ndërsa tek Inter nuk janë dy lojtarë me përvojë si Kolarov dhe Brozovic. Sot do të zhvillohen edhe ndeshje të tjera që do të mbyllin javën e katërt.

Tv Klan