Simone Inzaghi ka ndërtuar një makineri fituese te Inter. Zikaltërit nuk hasën probleme të mëdha ndaj Cagliari për të hedhur një hap të madh drejt titullit kampion.

Merita ka padyshim edhe tekniku italian. Që prej emërimit të tij për sezonin 2021-2022, Interi i Inzaghi-t ka qenë e jashtëzakonshme, sidomos në sfidat si vendase.

Zikaltërit kanë fituar 54 ndeshje të kampionatit italian, ecuri e njëjtë me Real Madrid. Edhe spanjollët kanë formë të njëjtë, 54 fitore, ndërsa më mirë se ta janë vetëm Liverpool me 55 fitore dhe Manchester City me 56 në kampionatet kryesore të Europës.

Marko Arnautoviç ishte heroi për Interin me gol dhe asist, ndërsa minuta u rezervuan edhe për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar u hodh në fushë në minutën e 84-ët për të ulur në stol Çalhanoglu.

Turku do të jetë sërish në fushë në mesjavë për sfidën e kthimit në Champions League ndaj Bayern Munich.

Në krahun tjetër, Alen Sherri nuk mori minuta te Cagliari që rrezikon jo pak rënien nga kategoria.

Tv Klan