Sulmuesi kilian largohet nga klubi zikaltër pas tre sezonesh, pritet që të firmosë për Marseille

Pas tri sezonesh mbyllet aventura e Aleksis Sançezit tek Interi.

Futbollisti kiliann dhe zikaltërit vendosën që ta ndërprisnin kontratën me konsensus një vit përpara se të përfundonte. Sulmuesi i krahut nuk bënte më pjesë në planet e trajnerit Simone Inzagi dhe pas bisedimeve mes palëve u mor vendimi që Sançez të largohej.

Ikja e lojtarit ndihmoi në financat e klubit zikaltër, pasi ai paguhej 7 milionë Euro në një sezon. Tek Interi, sulmuesi shënoi 20 gola në 109 takime, pasi u transferua nga United në 2019. Ai fitoi një titull kampion, një Kupë dhe një Superkupë të Italisë.

Destinacioni i radhës i 33-vjeçarit pritet që të jetë Marseja në Ligue 1. Palët kanë përparuar në bisedime dhe Sançez ka pranuar që të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Klan News