Inter sërish në shitje

Inter sërish në shitje

23:10 13/01/2021

Sining pret ofertën për 69% të aksioneve

Kriza ekonomike ka goditur fort edhe Interin. Skuadra italiane po përballet me një situatë aspak të qëndrueshme për shkak dhe të kufizimeve prej pandemisë COVID-19 dhe për këtë kompania Suning është gati për të hequr dorë nga menaxhimi i ekipit.

Një kompani investimesh me bazë në Londër, BC Partner kishte shfaqur interes për blerjen e një pjesë minimale të aksioneve të Interit, por kushtet e reja të vendosura nga shteti kinez, ku vepron kompania Suning për të mos investuar shuma të mëdha jashtë vendit mund ta detyrojë presidentin Zhang që të shes të gjithë aksionet që ka në zotërim.

Bëhet fjalë për një blerje të rreth 69% të aksioneve të klubit, çka do i shndërronte pronarët e rinj në aksionerët kryesore dhe vendimmarrës të klubit. Aksionerët e rinj do bashkë-drejtonin klubin drejt sukseseve së bashku me aksioneren tjetër, Lion Rock Capital.

Mendohet se shuma që do të shpenzojë firma britanike e investimeve do të arrijë në 750 milionë Euro. Mendohet se oferta konkrete do të bëhet pas dy javësh. Shoqëria që ka një kapital prej 23 miliardë Euro është e njohur për investimet e saj kryesisht në ndërtim, në vendet kryesore të shteteve Evropiane dhe në Amerikën e Veriut.

Tv Klan





Të ngjashme