Inter shkëlqen dhe në statistika



Inter shkëlqen dhe në statistika

23:09 13/04/2021

Menaxhim perfekt nga Conte, zikaltërit pranë titullit në Seria A

Seria A është futur në fazën më të nxehtë dhe atë finale të saj. Elita e futbollit italian do luajë 8 javë të zjarrta që pritet të vendosin shumë në të gjitha frontet. Me interes shihet ajo e titullit, me Interin që është në sprintin final dhe pak metra e ndajnë nga fitorja.

Ajo që mungon është zyrtarizimi. Por fakt është edhe një diçka në dukje e vogël. Asnjë prej futbollistëve nuk ka fituar kampionatin italian, pra është një ndjesi e paprovuar më parë. Gjithsesi në pankinë kanë një strateg si Antonio Conte.

Në dy vitet e tij në pankinën e Interit, Conte ka grumbulluar 156 pikë në 68 ndeshje, askush më shumë se zikaltërit në Itali. Karakteri i fortë i Conte është ngulitur edhe tek skuadra, që e ruan mirë tensionin e garës dhe tashmë menaxhon me përpikmëri çdo situatë.

Njëmbëdhjetë fitoret radhazi në këtë raund të dytë nuk janë vetëm një demonstrim unik i forcës së grupit, por një strategji e Contes, i cili di të fitojë sepse suksesi është kultura e tij. Fakte të duhura që bindin lojtarët zikaltër për të dhënë maksimumin në fushën e blertë dhe rrisin pritshmëritë e tifozëve të Interit për të besuar tek titulli.

Klan News







Të ngjashme