Atalanta humbet, por Gjimshiti ishte më i miri në fushë

Inter fitoi një përballje të vështirë me Atalanta me rezultatin minimal 1-0, por që e çoi në 6 pikë diferencën me Milan. Skuadra e Conte festoi fitoren me golin e Skriniar në fillimin e pjesës së dytë edhe pse bergamaskët patën rastet e tyre.

Nuk pësuam ndaj Atalanta që është sulmi i dytë më i mirë në kampionat do të thotë që përgatitëm shumë mirë taktikisht lojën”.

“Mendoj se nuk na mungoi asgjë. Patëm raste tona të rrezikshme dhe u ndëshkuam nga një goditje këndi, por bëmë një lojë të mirë edhe pse fitoi Inter”.

Berat Gjimshiti ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim. Gazzetta Dello Sport e vlerësoi si më të mirin në fushë, duke i dhënë notën 7,5. Mbrojtësi shqiptar pengoi Lukaku të realizonte dhe iu afrua golit që u shmang nga ndërhyrja e Brozovic. Inter me këtë fitore forcon pozitat në kreun e renditjes, ndërsa humbja e nxjerr Atalanta jashtë zonës Champions.

Tv Klan