Shtyhet ndeshja me Sassuolon, bllokohen për Kombëtaren

Shkon në 4 numri i rasteve pozitive me Covid-19 tek Inter dhe ndeshja me Sassuolon nuk do të luhet të shtunën sipas programit.

Pas D’Ambrosio dhe Handanovic, pozitiviteti i të cilëve u njoftua nga klubi midis të martës dhe të mërkurës, të enjten ishte radha e De Vrij dhe Vecino. Të dy lojtarët janë në izolim në shtëpi, pasi janë testuar pozitiv në tamponin molekular.

Për Interin ekziston siguria se do të përballet me një shpërthim të infeksionit të rrezikshëm, pasi ekipi udhëtoi të shtunën me autobus nga Milano në Torino. Së bashku me shokët e skuadrës ishte edhe D’Ambrosio, i cili me shumë gjasa kishte qenë tashmë pozitiv.

Dje grupi u stërvit rregullisht në “Pinetina”, por autoritetet shëndetësore e pezulluan stërvitjen e sotme dhe ndeshja e së shtunës kundër Sassuolo është anuluar për momentin. Përveç kësaj, asnjë lojtar i Interit nuk mund t’u bashkohet ekipeve kombëtare përkatëse, pasi në bazë të protokollit shëndetësor, futbollistët nuk mund të lëvizin.

Që nga fillimi i pandemisë te zikaltrit janë infektuar Handanovic, Radu, Padelli, Skriniar, Bastoni, D’Ambrosio, Kolarov, Young, Gagliardini, Brozovic, Nainggolan, që më vonë u huazua te Cagliari, dhe një anëtar i stafit të Contes. Midis drejtuesve të prekur nga koronavirusi janë Marotta, Antonello, Ausilio, Baccin dhe avokatin Capellini.

Klan News