Pas 11 fitoreve radhazi në Serie A, Inter është ndalur në transfertë në Napoli 1-1. Një barazim pa shumë dëm për zikaltrit, që mbajnë vendin e parë, por tani +9 pikë nga Milan. Ndërsa Napoli humb shansin për të kapur Juven në vendin e katërt. Një autogol i Stephan De Vrij i që nuk u koordinua mirë me portierin Handanovic i dha avantazhin Napolit.

Interi reagoi në pjesën e dytë duke gjetur golin me Christian Eriksen. Roma humb një mundësi për të siguruar zonën Champions pasi humbi 3-1 ndaj Torino. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh por në pjesën e dytë u dorëzuan duke pësuar 3 gola. Milan arriti të marrë një 3-pikësh të rëndësishëm duke konsoliduar pozitat për një vend në Champions.

Në San Siro kuqezinjtë fituan 2-1 me Genoan. Për kuqezinjtë shënoi Rebic në minutën e 13-të, pas barazimit të Gernoas fitorja erdhi me autogolin e Skamaka. Juventusi doli nga gara për titull matematikisht, madje tashmë pas humbjes me Atalantan rrezikon edhe pjesëmarrjen në Champions.

Në Bergamo bardhezinjtë humbën 1-0. Golin e fitores për skuadrën e Gasperinit e shënoi Malinovsky, 4 minuta para fundit të kohës së rregullt. Mes Lazio dhe Benevento ishte një ndeshje e çmendur me gola, autogola penallti të humbura dhe të shënuara. Skuadra e drejtuar nga Inzaghi fitoi 5-3. Kjo ishte fitorja e 5 radhazi e Lazio në kampionat.

Tv Klan