Suksesi me Cagliari e çon në 11 radhazi në Serie A

Inter mundi 1-0 Cagliari, duke arritur fitoren e 11 radhazi në kampionat, duke kaluar rekordin e Milan të sezonit 1989-1990 me 10 suksese njëri pas tjetrit gjatë fazës së dytë.

Diferenca me vendin e dytë është sërish 11 pikë. Për të shënuar golin e vetëm të sfidës u deshën shumë përpjekje. Darmian realizoi në minutën e 77’ falë pasimit të Hakimit. Inter kështu vijon të afrohet më shumë me titullin kampion kur kanë mbetur edhe 8 javë deri në fund.

Juventus qëndron në zonën Champions pas fitores 3-1 ndaj Genoa. Në këtë takim edhe pse luajti prej minutës së parë Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte, gjithsesi qëndron në krye të renditjes së golashënuesve në kuotën 25.

Sukses 2-0 për Napoli në fushën e Sampdoria.

Tv Klan