Hysa: Mbi 2 mijë aplikantë për dy muaj

I lancuar vetëm në Janar të këtij viti, programi i kodimit me financim nga qeveria shqiptare ka ngjallur një interes të madh tek të rinjtë.

Drejtori i Zyrës së Punës, Klevis Hysa, në një intervistë për Tv Klan, thotë se mbi 2 mijë të rinj të papunë por edhe në aktivitet pune kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e këtij program që synon aftësimin dixhital për forcën e punës e shpallur si emergjente për zhvillimet e kohës.

“Numri i aplikimeve deri tani është 2100 aplikues për këtë program dhe aplikimet janë të hapura gjatë gjithë vitit. Kanë kaluar testimin 270 kursantë të cilët janë në fazat e fillimit të kursit dhe disa prej tyre e kanë filluar”.

Programi i kodimit përveç subvencionimit ofron edhe një lidhje me tregun e punës, për të mundësuar punësimin e të rinjtë në sektorë të ndryshëm në fushën e IT.

“Ky program është një program i cili synon të jetë afatgjatë në kohë, ky është viti i parë i cili aplikohet, mbështet dhe të punësuarit. Bashkëpunimi me bizneset ka qenë një nga kriteret kryesore të përzgjedhjes së qendrave të formimit profesional privat të cilat do mundësojnë për të siguruar praktikën dhe punësimin e tyre”.

Por kush mund të aplikojë për programet e kodimit?

“Çdo i ri ose  e re, çdo qytetar nga mosha 16 vjeç e sipër mund të aplikojë për programin e kodimit”.

Aplikimi për të gjithë qytetarët kryhet përmes e-Albania për një nga 20 fushat e kodimit.

“Janë mbi 20 programe të formimit profesional, kurse të dedikuara në fushat e kodimit, dhe mund të përmendja këtu 5 kurset më të preferuara; Java, kursi i sigurisë kibernetike,  kursi i zhvillimit ëeb devolepment, kursi i Java Script dhe kursi i datasites, python”.

Aplikanti do të përfitojë nga 50-100 financim nga qeveria për kursin professional i cili zgjat 6 muaj.

Tv Klan