Rriten imunizimet me dozën e tretë

Në Maqedoninë e Veriut vijon interesi i lartë i qytetarëve për t`u vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19. Por, dukshëm është ulur numri i qytetarëve që marrin dozë e parë të vaksinës.

Sipas njoftimit të MSH-së të mërkurën janë aplikuar 5.532 doza, prej të cilëve 666 si dozë e parë, 1.050 rivaksinime dhe 3.816 të tjerë kanë marrë dozën e tretë.

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se 54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% e grupmoshës nga 18 deri 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Përfshirja e popullsisë mbi 18 vjeç, me një dozë vaksine është 57%, ndërsa me dy doza, 46%. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, është vaksinuar 38% e popullsisë së përgjithshme kurse 35% kanë marrë dy doza të vaksinave kundër Covid-19.

Klan Macedonia