Interes nga turistët për shtëpinë e Kadaresë

Interes nga turistët për shtëpinë e Kadaresë

22:16 02/10/2022

Banesa e shkrimtarit u rihap për vizitorët pasi iu nënshtrua restaurimit të plotë

Ka rihapur dyert për vizitorët shtëpia muze e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare. Ajo iu nënshtrua restaurimit të plotë. Ndërhtyrja është bërë në ambientet e jashtme dhe të brendshme, ndërsa vizitorët mund të shohin edhe materiale filmike që përcjellin informacion për jetën e shkrimtarit si dhe guide audio.

Që në ditët e para të rihapjes ka patur interes nga vizitorët. Restaurimit iu nënshtrua edhe muzeu etnografik i qytetit.

Ndërhyrje të tilla kanë si qëllim rijetëzimin e trashëgimisë kulturore të qytetit të Gjirokastrës.

Klan News





Të ngjashme