Tifozët duan të jenë në ndeshjen me Francën

Interesimi për të parë Shqipërinë në stadiumin e ri është i madh. Dyqani zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit po shet biletat për sfidën përmbyllëse të kualifikueseve të Euro 2020, atë me Francën që do të luhet në Arenën Kombëtare. Tifozët thonë se shtëpia e re e kuqezinjve është një arsye më shumë për ta ndjekur përballjen me përfaqësuesen franceze më 17 nëntor.

Nga e shtuna biletat do të jenë edhe për tifozët të cilët nuk janë pjesë e Fan Club të Kombëtares, por fillimisht do të shiten paketë sfida e 14 nëntorit me Andorrën në Elbasan dhe ajo e 17 nëntorit me Francën në Tiranë.

Elbasan Arena pret më shumë se 12 mijë spektatorë, ndërsa Arena Kombëtare 22 mijë. Masat e sigurisë për sfidën me Francën do të jenë të larta, pasi do të ketë edhe të ftuar të shumtë, mes tyre Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Tv Klan