Interes i ulët për një ndeshje që duhet fituar ndaj Moldavisë. Pak orë para nisjes së sfidës kualifikuese të Euro 2020 janë 3800 bileta e shitura, një numër i vogël për një ndeshje zyrtare në Elbasan Arena, që mban mbi 12 mijë spektatorë.

Rezultatet e fundit kanë ndikuar edhe te tifozët, të cilët nuk zgjedhin të shkojnë në stadium, por edhe niveli i kundërshtarit.

Kuqezinjtë gjithsesi synojnë të kthehen te fitorja, që të shpresojnë ende për vendin e dytë në grup. Trajneri Edy Reja do të ketë disa ndryshime në formacion mbi të gjitha në sulm, ku do të jenë nga minuta e parë Uzuni dhe Sadiku. Reja do të vijojë me mbrojtjen me 3 ku kthehet kapiteni Mavraj dhe një mesfushë të ngjeshur.

Moldavia ka po aq pikë sa Shqipëria në 3 ndeshjet e para, vetëm 3 të marra në fitoren ndaj Andorrës. Ndeshja Shqipëri – Moldavi do të nisë në orën 20:45.

Tv Klan