Zikaltrit zbresin në vendin e katërt të renditjes

Inter barazoi në fushën e Veronës në ndeshjen e javës së 31 të Serie A. Zikaltrit humbën një mundësi për të arritur në vendin e tretë.

Skuadra e Marash Kumbullës shënoi shumë shpejt, që në minutën e 2’.

Në pjesën e dytë, Antonio Candreva brenda 6 minutash shënoi dy herë.

Inter nuk mundi të administronte avantazhin dhe në minutën e 86’ Veloso barazoi për Veronën.

Me këtë barazim Interi zbret në vendin e katërt të tabelës së renditjes.

Tv Klan