Juventus mund në pjesën e dytë Cagliari-n, Ronaldo shënon tripletë

Java e 18-të e Serisë A nuk ndryshoi kreun e renditjes. Inter dhe Juventus fituan ndeshjet e radhës dhe udhëheqin sëbashku në të njëjtën kuotë pikësh, 45.

Zikaltërit fituan 1-3 në fushën e Napolit me 2 gola të Lukakut dhe Martinez. Për vendasit shënoi Milik në fund të pjesë së parë. Juventusi fitoi 4 – 0 përballjen javës së 18 me Cagliari-n. Cristiano Ronaldo realizoi 3 herë. Pa gola përfundoi takimi Milan-Sampdoria.

Ibrahimoviç u aktivizua për 35 minuta si zëvendësues. Një tjetër ndeshje e shkëlqyer e Atalantas që mundi 5-0 Parmën.

Tv Klan